Shaqiri i ka nja dy llafe për Serbinë

Botërori 2018 June 19, 2018 - 14:24

Xherdan Shaqiri është optimist se Përfaqësuesja e Zvicrës do të dalë mirë nga dy duelet e ardhshme ndaj Serbisë dhe Kosta Rikës, të vlefshme për Grupin E të Botërorit, shkruan zeri.info.

Mesfushori kosovar beson se Helvetikët mund t’i mposhtin dy kundërshtarët e ardhshëm duke e përsëritur lojën që e bënë me Brazilin, me të cilin barazuan 1:1.

Ai thotë se Zvicra nuk i frikësohet as Serbisë, me të cilën do të përballet të premten, por as Kosta Rikës.

Madje, ai beson se ekipi i Vladimir Petkovicit mund të kalojë në fazën tjetër në “Rusia 2018”.

“Synim yni është të kalojmë në rundin tjetër dhe ta bëjmë më të mirën tonë. E dimë se na presin dy ndeshje të vështira, por ne nuk i frikësohemi askujt”, ka thënë fillimisht futbollisti i Stoke Cityt.

“E kemi kualitetin t’i fitojmë ndeshjet dhe do të shkojmë në çdo lojë duke u munduar të fitojmë. Ne e dimë se janë dy ndeshje të vështira që po na vijnë dhe do të mundohemi t’i fitojmë”, ka përfunduar Shaqiri. /Zëri/

Të rekomanduara