A do të luajë Behrami kundër Serbisë? Vjen konfirmimi

Botërori 2018 June 18, 2018 - 23:50
Detajet

Valon Behrami do të jetë gati për ndeshjen shumë të rëndësishme të Zvicrës në Kupën e Botës ndaj Serbisë.

Përfaqësuesja e Zvicrës të dielën mbrëmë ka marrë një barazim historik ndaj Brazilit në grupin E.

Pak minuta para fundit të kësaj ndeshje, lojtari më i mirë i Zvicrës në fushë që neutralizoi Neymarin, u detyrua të lëshojë fushën.

Kjo bëri që të ketë frikë te ekipi i Zvicrës, nëse Behrami do të jetë gati për Serbinë.

Por, një lajm të mirë e ka dhënë doktori i ekipit kombëtar të Zvicrës, Cuno Wetzel.

Wetzel ka thënë se Behrami do të jetë gati për ndeshjen me Serbinë, njofton faqja e ekipit kombëtar të Zvicrës në Twitter./

Të rekomanduara