Nesër përfundon xhiroja e parë e ndeshjeve të kampionatit Botëror

Botërori 2018 June 18, 2018 - 23:13
Detajet

Me zhvillimin e ndeshjeve të Grupit H, në ditën e nesërme përfundon xhiroja e parë e ndeshjeve në kampionatin Botëror “Rusia 2018”, shkruan “Zëri.info”.

Nesër do të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante. Nga ora 14:00 do të përballen Kolumbia me Japoninë ndërsa nga ora 17:00 do të përballen Polonia me Senegalin.

Në këtë kampionat Botëror po garojnë gjithsej 32 shtete për trofeun e më të mirit të botës. /ZËRI

Të rekomanduara