“Bombë” nga Kroacia, përjashton sulmuesin e njohur pas ndeshjes së parë në Botëror?

Botërori 2018 June 18, 2018 - 12:06
Detajet

Nikola Kaliniç i jep lamtumirën Botërorit përpara kohe.

Do të jetë pikërisht trajneri kroat, Zlatko Daliç i cili ka drejtuar edhe Dinamon në Shqipëri, ai që do të njoftojë pasditen e kësaj të hëne përjashtimin për motive disiplinore të sulmuesit të Milanit, transmeton TCH

Zhvillimet e fundit vijnë si pasojë e refuzimit të sulmuesit për të hyrë në fushën e lojës në fundin e ndeshjes mes Kroacisë dhe Nigerisë, të fituar prej kroatëve 2-0.

Konferenca për shtyp është parashikuar të mbahet në orën 16:15, aty ku Daliç pritet të konfirmojë se do ta vijojë Botërorin jo më me 23 futbollistë, por me një më pak.

Sipas asaj që raportohet nga media kroate, trajneri donte ta aktivizonte Kaliniçin në 5 minutat e fundit të ndeshjes me Nigerinë, por sulmuesi i Milanit kishte refuzuar, duke u justifikuar me një problem në shpinë, gjë që nuk e ka bindur aspak trajnerin e Kroacisë.

Image

Të rekomanduara