Brazili - Zvicra 1:1 (Rastet dhe Golat)

Botërori 2018 June 17, 2018 - 22:14

Është mbyllur ndeshja ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës, shkruan zeri.info.

Skuadrat kanë barazuar 1:1 në një ndeshje mjaft interesante.

Brazilianët e kanë kontrolluar lojën dhe kanë krijuar shumë raste, por zviceranët janë mbajtur mjaft mirë.

Philippe Coutinho e ka kaluar ekipin ‘Seleçao’ në epërsi me një super-gol në minutën e 20-të, por Helvetikët barazuan me Steven Zuber, që shënoi me kokë në minutën e 50-të pas një harkimi të Shaqirit.

Tek Zvicra luajtën katër futbollistë shqiptarë, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Madje, Behrami arriti ta bllokonte mjaft mirë yllin brazilian, Neymar. /Zëri/

Të rekomanduara