Botërori 2018

Ramos spiunon Spanjën për shokun e ekipit, Ronaldon

Ramos spiunon Spanjën për shokun e ekipit, Ronaldon
14 qershor 2018 • 23 : 52

Lexoni më shumë detaje

Spanjë-Portugali, kjo do të jetë super sfida e ditës së dytë në Botërorin e Rusisë.

Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos, shpreson se nuk do të jetë dita e Cristiano Ronaldos, për të cilin mendon se do të jetë rreziku kryesor për spanjollët.

“Do të doja më shumë që Cristiano të ishte në ekipin tim, se sa të luaj kundër tij. Ai është rrezik konstant. Por, shpresoj që nuk do të jetë në më të mirën kundër nesh”, tha Ramos.

“Kemi ardhur në Botëror me bindjen se jemi favorit dhe kundër Portugalisë duhet patjetër të fitojmë”.

Përveç ndeshjes Spanjë-Portugali, që do të zhvillohet nga ora 20:00, të premten luhen edhe dy sfida tjera: Egjipti-Uruguai dhe Maroku-Irani. /Gazeta Express/

 

© zëri.info