Botërori 2018

Sa lojtarë me origjinë të huaj luajnë në Rusi 2018?

Sa lojtarë me origjinë të huaj luajnë në Rusi 2018?
14 qershor 2018 • 21 : 04

Lexo detajet

Media zvicerane “Blick” ka analizuar lojtarët të cilët kanë lindur jashtë shteteve që përfaqësojnë në Rusi 2018. Interesante se në vendin e parë ndodhet Maroko me plot 17 lojtarë të lindur jashtë saj, kryesisht në Francë. Në vendin e dytë me nëntë lojtarë ngjashëm ndodhen Tunizia dhe Senegali, përcjell albinfo.ch.

Zvicra me Embolo, Moubandje, Mvogo (nga Kameruni), Djourou (nga Bregu i Fildishtë), Gelson (nga Kap Verde) dhe tre shqiptarët Behrami, Shaqiri, Xhemaili rënditet në vendin e katërt. Xhaka ka lindur në Zvicër, andaj nuk është përllogaritur i huaj.

Në vendin e pestë rënditet Portugalia me shtatë lojtarë, Serbia (5), Nigeria (4), Kroacia (4), Spanja (3) dhe Top 10 e përmbyllin Australia dhe Franca me nga dy lojtarë.

© zëri.info