Detajet e ceremonisë hapëse të Botërorit – A do të këndojë Era Istrefi?

Botërori 2018 June 12, 2018 - 21:55
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Para se të fillojë hapja e ceremonisë këtë verë të kampionatit botëror Rusia 2018, sipas Goal dhe disa mediave të tjera amerikane, këta persona do të këndojnë në ceremoninë hapëse

Më pak se 48 orë kanë mbetur për të filluar Botërori në Rusi, derisa ende ka disa detaje që nuk janë sqaruar të ceremonisë hapëse. Ceremonia hapëse bëhet bashkë me ndeshjen e parë të vendit mikpritës të kampionatit ku zakonisht tregohen traditat dhe kultura e atij vendi duke filluar nga format e vallëzimit dhe aktrimit deri tek emrat e njohur të muzikës botërore.

Kur do të zhvillohet ceremonia hapëse e Botërorit 2018?

Këtë vit ceremonia hapëse e kampionatit në Rusi do të mbahet të enjten më 14 qershor dhe do të fillojë në ora 3:30, sipas kohës lokale, 30 minuta para ndeshjes hapëse të turneut në mes të Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Ky është fillimi më i shpejt i mundshëm nëse krahasohet më ceremonitë tjera tradicionale, kështu që organizatorët shpresojnë që mos të kenë vështirësi teknike në këtë ceremoni hapëse dhe mos të shtyhet fillimi i kampionatit, transmeton GazetaExpress. 

Ku do të mbahet ceremonia hapëse e Botërorit 2018?

Ceremonia do të zhvillohet në stadiumin Luzhniki në Moskë – stadiumin e kombëtares së Rusisë – në të cilin do të zhvillohet edhe finalja e Botërorit. Është stadiumi më i madh në Rusi me kapacitet prej 80 000 ulesësh.

Ai ishte stadiumi ku së fundmi u zhvillua ndeshja në mes të Rusisë dhe Brazilit, ku jug-amerikanët fituan me rezultat 3-0.

Në këtë stadium kanë kënduar apo kanë mbajtur koncerte Red Hot Chili Peppers, Michael Jackson, Madonna dhe Metallica. Stadiumi po ashtu ishte vendi ku u mbajt finalja e Ligës së kampionëve më 2008, ku Manchester United e mposhti Chelsean me penallti.

Kush do të këndojë në Rusia 2018?

E çuditshme por pop – ylli britanik Robbie William do të këndojë në ceremoninë hapëse, i cili është ftuar nga Russia Channel One, e po ashtu edhe soprane e njohur Aida Garifullina.

Kjo do të thotë se Era Istrefi nuk do të këndojë në ceremoninë hapëse të Botërorit në Rusi.

Ronaldo, heroi i Brazilit më 2002 në Botëror, po ashtu do të paraqitet në ceremoninë hapëse të Botërorit 2018 ku do ta prezantojë “trofeun më të madh të futbollit i cili do të arrijë në dheun rus”, shkruan FIFA.

“Natyrisht kjo është një ngjarje emocionale për mikpritësit”, ka shkruar FIFA në faqen zyrtare.

Si shtesë të ceremonisë që do të ndodh në stadiumin e Luzhnikit, është edhe një koncert tjetër që do të mbahet në Sheshin e Kuq në Moskë ku yje si Placido Dominguez dhe Juan Diego Flores do të këndojë.

Kush ka kënduar më parë në ceremonitë hapëse në Botëror?

Shakira dhe Pitbull ishin dy yjet që kënduan në ceremoninë e hapjes në Brazil, duke kënduar edhe këngën zyrtare të kampionatit “We Are One (Ole Ola”. Vallëtarët dhe këngëtarë të tjerë po ashtu vallëzuan me ta duke treguar kulturën dhe trashëgiminë kulturore të Brazilit.

Para fillimit të Botërorit 2010 në stadiumi “Soccer City” në Jihannesburg të Afrikës së Jugut kënduan këngëtarë si: Thandisëa Mazëai, Timothy Moloi, Hugh Masekela, Khaled, Femi Kuti, Osibisa, R. Kelly, TKZee, Hip Hop Pantsula dhe Soëeto Gospel Choir.

Në kampionatin e mbajtur në Gjermani më 2006, një bend bavarez këndojë në hapje të kampionatit. /Express/ 

Image 
Image
Të rekomanduara