Nga Rusia drejt Liverpoolit

Botërori 2018 June 12, 2018 - 19:03

Stoke City ka rënë nga Premierliga, por aty do të vazhdojë të luajë futbollisti më i mirë i deritanishëm i këtij ekipi, Xherdan Shaqiri, shkruan zeri.info.

Ylli kosovar tashmë gjendet në Rusi ku do të marrë pjesë në Kupën e Botës me Përfaqësuesen e Zvicrës.

Dhe, menjëherë pas Botërorit do të mësohet edhe skuadra e re e Shaqirit. Kështu që paraqitja e tij në Botëror me Zvicrën mund të ndikojë shumë në të ardhmen e tij.

Liverpool mund të bindet se ia vlen transferimi i mesfushorit në “Anfield”.

Mediat angleze janë të bindura se gjiganti anglez do ta transferojë Shaqirin menjëherë pas Kampionatit Botëror dhe se një punë e madhe në këtë operacion tashmë është kryer.

Gjithsesi, kjo do të ndodh nëse Stoke City tregohet i arsyeshëm në kërkesat për Liverpool.

Shaqiri ka kontratë me Stoke Cityn, në të cilën kanë klauzolë të ndërprerjes së kontratës në rast se ekipi bie nga elita angleze, gjë që edhe ka ndodhur.

Thuhet se korriku do të jetë muaji vendimtar i së ardhmes së 26-vjeçarit nga Zhegra e Kosovës.

Shaqiri merr pjesë në Botëror për Zvicrën bashkë me Granit Xhakën, Blerim Xhemailin e Valon Behramin. /Zëri/

Të rekomanduara