Vështirë për Australinë

Botërori 2018 June 04, 2018 - 14:17
Detajet

Australia e ka siguruar për herë të parë kualifikimin e dytë rresht në Botëror, por ashtu si edhe në “Brazil 2014” gjasat për ta kaluar grupin këtë vit janë mjaft të zbehta. “Kangurët”, që suksesin më të madh e kanë kalimin në fazën e 1/8-ës në Kupën e Botës të vitit 2006, kanë një grup mjaft të papërshtatshëm, që ia vështirëson përsëritjen e këtij suksesi, shkruan sot, gazeta “Zëri”

Australia për herë të parë në histori të saj do të marrë pjesë për herë të dytë radhazi në Kupën e Botës. Por, me një grup të vështirë me kundërshtarë si Franca, Peruja dhe Danimarka gjasat për të bërë diç më shumë në këtë Botëror janë të zbehta. Australianët nuk kishin arritur asnjë fitore në “Brazil 2014” dhe gjasat që të përsëritet në gjë e tillë edhe në Rusi janë të mëdha. Kjo është pjesëmarrja e katërt e Australisë në Botëror dhe deri më tani ka shënuar 11 gola, pesë prej të cilave janë realizuar nga Tim Cahill, i cili synon ta përmirësojë rekordin e tij edhe gjatë kësaj vere.

Ylli i ekipit

Tim Cahill është duke u përmirësuar edhe më shumë me kalimin e moshës, pasi që ka realizuar 11 gola në kampanjën e kualifikimeve të Australisë në Botëror. Realizuesi i njërit prej golave më të bukur në “Brazil 2014” mund të bëhet njëri prej pak futbollistëve që ka shënuar në katër Kupa të Botës.

Image

Shpresat

Një gol i Tim Cahillit e dërgoi Australinë në Botëror pas fitores ndaj Sirisë në “Play-Off”-in e Azisë. 38-vjeçari është shpresa më e madhe e futbolldashësve australianë edhe në këtë Kupë të Botës.

Trajneri

Bert van Marwijk ishte emëruar trajner i Australisë në janar të këtij viti, duke pasur Ange Postecoglun, i cili dha dorëheqje pas kualifikim të ekipit në Botëror në nëntor të vitit 2017. 65-vjeçari ka një përvojë të madhe, ndërsa më e theksuara pa dyshim është udhëheqja e ekipit të Holandës në finale të Kupës së Botës të vitit 2010. Ai gjithashtu ndihmoi edhe Arabinë Saudite për të arritur në “Rusia 2018”, duke i dhënë fund pritjes 12-vjeçare për këtë kompeticion./Zëri

Historia e Australisë nëpër Botërore

Pjesëmarrja e parë në Botëror: 1974

Pjesëmarrja e fundit në Botëror: 2014

Arritja më e madhe: Faza e 1/8-ës, 2006

Faza e parë: 4 paraqitje

Gjysmëfinale: 0 paraqitje

Finale: 0 paraqitje

Tituj: 0

Renditja në FIFA: 40

Lista e Australisë

Portierë: Brad Jones, Mat Ryan, Danny Vukovic.

Mbrojtës: Aziz Behich, Milos Degenek, Matthew Jurman, James Meredith, Josh Risdon, Trent Sainsbury.

Mesfushorë: Jackson Irvine, Mile Jedinak, Robbie Kruse, Massimo Luongo, Mark Milligan, Aaron Mooy, Tom Rogic, Tim Cahill.

Sulmues: Daniel Arzani, Tomi Juric, Mathew Leckie, Andrew Nabbout, Dimitri Petratos, Jamie Maclaren.

Trajner: Bert van Marwijk

Ndeshjet e Australisë

16 qershor

12:00 Franca – Australia        

21 qershor

14:00 Danimarka – Australia 

26 qershor

16:00 Australia – Peruja         

Të rekomanduara