Hidroavioni përplaset në urën e Shangait, 5 të vdekur (Foto)
Bota
July 20, 2016 - 18:16
Pesë persona janë vrarë sot kur një hidroavion me të cilin ata po udhëtonin u përplas në një urë në Shangai në fluturimin e tij të parë drejt një ishulli, njofton qeveria kineze.
Në hidroavion ndodheshin 10 njerëz që po udhëtonin nga rrethina Jinshan e Shangait drejt Zhoushan, një ishull në provincën lindore të Zhejian, raporton Resuters, përcjell Express.
Një i mbijetuar është në lënduar rëndë dhe i është nënshtruar një operacion, ndërsa katër persona të tjerë pranuan lëndime të lehta.
Shkaktari i përplasjes është duke u hetuar.

