Përleshje të përgjakshme mes protestuesve dhe neonazistëve në Kaliforni (Video)

Bota June 26, 2016 - 22:51

Përleshje të përgjakshme kanë shpërthyer në Sakramento të Shteteve të Bashkuara ndërmjet një grupi të neonazistëve dhe të tjerëve që po protestonin kundër tyre para ndërtesës së senatit të Kalifornisë, raporton The Independent.

Disa njerëz janë plagosur pasi janë sulmuar me armë të ftohta - thika, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë.

Konflikti thuhet të ketë shpërthyer pasi protestuesit janë futur në mesin e një grupi neonazistësh që ishin mbledhur për një tubim në mëngjesin e së dielës, sipas kohës lokale, i cili ishte planifikuar javë më parë, transmeton Gazeta Express.

Departamenti i Zjarrfikësve i Sakramentos ka konfirmuar atë që ai e ka quajtur incident me shumë viktima në kryeqytetin e Kalifornisë.

LEXO EDHE: Mustafa: Ramazani, muaji i afrimit

Ndërkohë, një zëdhënës ka bërë të ditur, nëpërmjet Twitterit, se të paktën pesë persona janë dërguar me urgjencë në spital, prej të cilëve disa kanë pësuar lëndime të rënda. 


Perleshje ne Kaliforni by GazetaExpress