Omar Mateen gjatë vrasjeve kishte telefonuar mikun e tij

Bota June 15, 2016 - 23:08

Sulmuesi në klubin e homoseksualëve Pulse në Orlando, Omar Mateen, derisa i kryente vrasjet kishte ndaluar për të bërë disa telefonata.

Sipas zyrtarëve policor ai e kishte telefonuar një mik të tij për t’i thënë lamtumirë, gjithashtu ai e kishte telefonuar 911 për  të treguar që masakrën e kishte kryer në emër të grupit terrorist, ISIS, transmeton Klan Kosova.

“Unë jam sulmuesi. Jam unë. Unë e kam bërë për ISIS. E kam bërë për Shtetin Islamik”, mësohet të ketë thënë ai gjatë telefonatës.