13 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Myanmar

Bota May 24, 2016 - 16:57

Të paktën 13 persona janë vrarë nga një rrëshqitje e dheut në rajonin e një miniere në veri të Myanmar.

Al jazeera shkruan se dy pjesë të minierës u shembën të hënën në mbrëmje pasi dy ditëve me shi, sipas zëvendës shefit të zyrës së administratës “Hpakat Township” në Kachin State, Myo Thet Aung, transmeton Gazeta Express.

Ai shtoi: “I kemi nxjerr 11 trupa mbrëmë dhe dy të tjerë në mëngjes.”

Ai thotë se numri i të vdekurve pritet të rritet.