Gruaja mbijeton 6 ditë nën rrënoja në Nairobi (FOTO)

Bota May 06, 2016 - 23:17

Një grua është gjetur e gjallë nën rrënojat e një ndërtese që u rrëzua 6 ditë më parë në Nairobi të Kenias.

Komandanti i njësisë për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, Pius Masai, tha se gruaja në fjalë ishte ende e vetëdijshme kur ne e gjetëm.

“Nuk ka lëndime të jashtme por ajo gjithsesi e ka të pamundur të lëvizë. Megjithatë mund të them se ajo flet” tha Masai.

Gruaja që mbijetoi për mrekulli pas 6 ditësh, është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Njerëzit brohoritën dhe duartrokitën pasi gruan e nxorën nga rrënojat. Ajo u mbulua me një batanij ndërsa i vendosën oksigjen.

Godina 6 katëshe në Nairobi u shemb papritur të premten e shkuar për shkak të shirave të rrëmbyer.

Nga shembja e saj 33 vetë humbën jetën ndërsa 137 të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat të gjallë. Ende 80 vetë besohet se qëndrojnë ende nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet.

Image