Djeget e gjallë, sepse nuk pranoi të martohej

Bota February 08, 2016 - 08:44
Një 16-vjeçare indiane është djegur e gjallë vetëm sepse refuzoi martesën me një burrë më të madh në moshë.

Khushboo Kumari u kishte kërkuar prindërve të vijonte shkollimin dhe jo të martohej, por ata e kundërshtuan vendimin e saj.

Vëllai i të ndjerës ka deklaruar se babai i saj në bashkëpunim me njerkën e dogjën të gjallë vajzën pasi ishin revoltuar me refuzimin e saj.

Adoleshentja vdiq të premten në spital pasi kishte pësuar djegie të rënda në 90 për qind të trupit.

Khushboo ishte një studente e shkëlqyer e klasës së 12-të dhe ëndërronte që një ditë të vazhdonte studimet e larta.