Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Bota April 28, 2024 - 10:14

Hamasi ka publikuar një video që shfaq dy pengje që po mbahen në Gazë.

Në videon e re, Omri Miran thotë se po mbahet peng prej 202 ditësh së bashku me Keith Siegel.

Që të dy ishin marrë rob nga Hamasi me fillimin e sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit.

Pas shfaqjes së video, familjarët e tyre thonë se kjo i motivon që ata të luftojnë për rikthimin e tyre në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu i bëjnë thirrje qeverisë izraelite që të arrijnë një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve.

Së fundmi është raportuar se Egjipt ka dërguar një delegacion në Izrael, për të ndërmjetësuar një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve.

Image

Image