Aksident tragjik në Gjermani, pesë të vdekur dhe disa të plagosur nga përplasja e autobusit

Aksident tragjik në Gjermani, pesë të vdekur dhe disa të plagosur nga përplasja e autobusit

Bota March 27, 2024 - 12:51

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në një autostradë në Leipzig, Gjermani. Sipas mediave lokale, autobusi u kthye në të djathtë të autostradës A9, e cila lidh Berlinin me Mynihun.

Rruga në drejtim të Mynihut është mbyllur, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe helikopterë.

“Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit”, tha në një deklaratë kompania “Flixbus”, duke shtuar se po punonte me shërbimet e urgjencës.

Rreth 53 pasagjerë dhe dy shoferë ishin në bordin e autobusit që po udhëtonte nga Berlini në Cyrih. /abcnews