Mbi 42 mijë të vdekur, SHBA nuk i përfill shifrat – 3 shtete nisin hapjen

Mbi 42 mijë të vdekur, SHBA nuk i përfill shifrat – 3 shtete nisin hapjen

Bota April 21, 2020 - 08:51

Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja dhe të vdekurve nga coronavirusi në mbarë botën.

Sipas të dhënave të publikuara nga universiteti John Hopkins, numri total i të infektuarve është 2 milion 478 mijë e 153 të infektuar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 170 mijë e 368 persona.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe të vdekjeve nga Covid-19.

Në SHBA numri i të vdekurve ka shkuar në 42 mijë e 94 persona ndërsa janë më shumë se 784 mijë raste.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen në SHBA është se pavarsisht shifrave të larta të rasteve dhe viktimave disa shtete kanë nisur hapjen.

South Carolina ka lejuar hapjen e dyqaneve dhe supermerketave.

Në Georgia të premten nis hapja e palestrave dhe parukerive ndërsa të hënën do të hapen restorantet dhe kinematë.

Shumica e bizneseve do të rihapen me 1 maj në Tennesse. /tch/