CNN paditë Shtëpinë e Bardhë

Bota November 14, 2018 - 10:55
Mësoni detajet

Pas konferencës për media në shtëpinë e Bardhë, nga ku ishte larguar reporteri kryesor i CNN Jim Acosta, ky medium ka ngritur padi ndaj Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit, transmeton “Zëri.info”.

CNN ka raportuar që presidenti nuk ka të drejtë t’i zgjedhë arbitrarisht gazetarët për ta ndjekur aktivitetin e Presidentit dhe se ai ka shkelur amendamentin e parë në kushtetutën e SHBA-së.

Jim Acosta ishte larguar nga konferenca për media pasi kishte refuzuar ta rikthente mikrofonin dhe për këtë i ka humbur privilegjet për të shkuar në një tjetër konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretarja për media Sarah Huckabee Sander, e cila është në listën e të paditurve, ka thënë që “Në një konferencë ku janë mbi 160 persona nuk mund t’i kushtojmë kohë të veçantë një individi.

Sjellja e tij dhe disrespekti ndaj presidentit dhe presidencës ka bërë të marrim masa ndaj këtij mediumi”. Gazetari i CNN Jim Acosta nuk është lejuar as të marrë pjesë në konferencën e Trump gjatë vizitës në Paris dhe takimit të tij me presidentin Macron.

Drejtori përgjithshëm i këtij mediumi ka treguar që presidenti po provon t’i zgjedh vetëm mediat që e përkrahin vizionin e tij.

/Zëri/