Bota

Shpërthimi më i rëndë në histori i Ebolës

Shpërthimi më i rëndë në histori i Ebolës
10 nëntor 2018 • 23 : 44

Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Ethet hemorragjike besohet të kenë marrë jetën e 198 personave, ku sulmet nga grupet e armatosura dhe rezistenca e komunitetit kanë bërë më të vështirë dhënien e ndihmës shëndetësore.

Kongo ka pësuar 10 shpërthime të Ebolës qëkur virusi është zbuluar në afërsi të lumit Ebola në vitin 1976.

“Epidemia aktuale është më e rënda në historinë e Republikës Demokratike të Kongos”, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Jessica Ilunga.

Më me shumë se 300 raste epidemike, shpërthimi radhitet si i treti më irëndi në kontinent, pas shpërthimit të viteve 2013-2016 në Afrikën perëndimore ku u konfirmuan 28 mijë raste, dhe atë të vitit 2000 në Ugandë ku ishin 425 raste të konfirmuara.

Konfirmimi i rasteve të reja është rritur muajin e fundit, dhe Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar në tetor se shpërthimi mund të përkeqësohej nëse përgjigja mjekësore nuk shtohet./21Media

© zëri.info