Francë, takohen Macron dhe Trump

Bota November 10, 2018 - 14:52
Lajmet e fundit nga bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe homolugu i tij nga SHBA-të Donald Trump sot u takuan në Paris, ku si temë kryesore të bisedimeve do të kenë sigurinë e Evropës.

Trump mëngjesin e sotëm në Pallatin Elize u mirëprit nga nikoqiri Macron. Dy udhëheqësit shtrënguan duart dhe injoruan pyetjet rreth kritikave që bëri Trump ndaj Macron-it pas mbërritjes së tij në Paris.

Trump të premten në mbrëmje në Twitter shkroi: "Macron ka propozuar që 'Evropa të krijojë ushtrinë e saj për t'u mbrojtur nga SHBA-të, Rusia dhe Kina'. Kjo është shumë ofenduese për SHBA-të. Evropa së pari duhet të paguaj pjesën e saj NATO-s".

Zyra e presidentit francez në një reagim tha se Trump e ka keqkuptuar idenë.

Trump udhëtoi në Paris me rastin e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore./AA