Princi Charles feston ditëlindjen, tregon për planet e tij si monark i Anglisë

Bota November 08, 2018 - 09:37
Në Britaninë e Madhe

Në një dokumentar të ri, i bërë për ditëlindjen e Princit Charles ka treguar për planet e tij kur ta marr postin më të lart në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Zëri.info.

Ai ka treguar që roli i tij si mbret nuk do të jetë që të përzihet në cështje ndërkombëtare

Ai I ka shkruar vazhdimisht ministrave të qeverisë angleze si dhe Kryeministres duke u shprehur që “Familja mbretërore nuk duhet të përzihet në cështjet më madhore”

Ai do t’i mbushë 70 vite me 14 nëntor dhe ende nuk dihet se kur do ta marrë postin më të lart në Mbretërinë e Bashkuar.
Mbretëresha Elizabet ka mbajtur këtë post që nga viti 1952 dhe është monarkja më e vjetër në botë.

Kur Princ Charles të bëhet Mbret, Mretëria e Bashkuar do ta ndryshojë himnin dhe Princit Charles do t’i duhet të vendosë nëse do ta respektojë Kishën apo jo pasi mreti ose mberëtesha në Angli mendohet që janë jo vetëm udhëheqës të fronit mbretëror por edhe të kishës./Zëri/