Gratë rrëmbejnë pushtetin në Amerikë: Shifra rekorde

Bota November 07, 2018 - 14:55
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Në mbarë vendin, kandidatet gra që garuan për poste të larta kanë fituar në numra rekorde, shkruan The Guardian, përcjell në shqip Periskopi.

Ato morën pushtet kryesisht nga Lëvizja Rezistente e udhëhequr nga gratë kundër zgjedhjes së Donald Trumpit dy vjet më parë, por raportohet se ka pasur shumë fitore të grave edhe në radhët e republikanëve.

Sot në mëngjes u bë e ditur se 92 gra ishin zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve që zë 435 vetë, duke e kaluar rekordin e mëparshëm me 82. Në senat, 10 gra janë zgjedhur duke e mbërritur numrin në 23 nga 100 sa janë gjithsejt.

Më shumë fitore priten, ngaqë rezultatet nuk janë përfundimtare. /Periskopi