Humbë ulësen në Kongresin Amerikan përkrahësi i idesë së korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi

Bota November 07, 2018 - 14:29
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Kongresisti republikan nga Kalifornia Dana Rohrabacher, prorus dhe proserb, ka humbur ulësen në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e djeshme. Simbas njoftimeve, kundërshtari i tij Harley Rouda, si përfaqesus i Partisë Demokratike, ka fituar me 50.7 për qind të votave.

Rohrabacher, përkrahës i Presidentit Trump, është i njohur për deklaratat proruse e proserbe. Ish-kongresisti ka qenë nga përkrahësit e hershëm të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi si zgjidhje.

Pra një jave, bashkë me 7 kongresistë të tjerëi i ka shkruar Sekretarit të Jashtëm të SHBA-ve Pompeo një letër, përmes së cilës i kërkohej administratës amerikane që të përkrahte zgjidhjen e propozuar serbe për këmbim territoresh.

Kongresisti i ri nga Kalifornia, Harkey Rouda, ka qenë përkrahës i republikanëve deri para dy vitesh. Rohrabacher ka qenë kongresist në tri dekadat e fundit. /Gazetablic

Image