15 demokratët që mund të garojnë kundër Trumpit më 2020

Bota October 20, 2018 - 20:11
Lajmet e fundit nga bota

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 po afrohen, dhe gazeta prestigjioze amerikane The Washington Post ka bërë një rangim të 15 më të mirëve në radhët e demokratëve që do t’i dilnin përballë presidentin aktual Donald Trump.

15. Oprah Winfrey: Ajo mbetet në listë për faktin e thjeshtë, sepse është Oprah dhe ka shprehur interes për një gjë të tillë. Por, ajo vazhdon të thotë se nuk do ta bëj një gjë të tillë. “Në atë strukturë politike – me të gjitha ato të pavërteta e pallavra – me ndyrësinë e gjithçka tjetër që ndodh – ndihem sikur nuk do të mund të ekzistoja,” i ka thënë ajo British Vogue.

14. Mitch Landrieu: Është kryetar i New Orleans dhe një prej të cilëve ish presidenti Obama veçse ka folur për të ardhmen e partisë dhe nominimin e tij. Ai mbetet ndoshta një prej ‘kuajve të zinj’ më legjitimë këtu, shkruan WP.

13. Sherrod Brown: Senatori i Ohios është sulmuar për humbjen në rizgjedhje në fushatën e këtij viti, edhe pse ka mbetur rehat në ulësen e tij. Sidoqoftë, nuk ka ende shenja se mund të kandidojë për president më 2020.

12. Andrew M. Cuomo: Guvernator i New Yorkut, që së fundi ka arritur të ngritet në sondazhe. Cuomo më herët ishte në vendin e 11.

11. Chris Murphy: Murphy ka thënë se nuk do të garojë, por New York Times kishte raportuar për të kundërtën.

10. Michael Bloomberg: Ish-kryetari i New Yorkut ka kërcënuar se do të garonte si i pavarur më parë, por tash raportohet se po konsideron të garojë si demokrat. Ai është një prej emrave më të vjetër në listë, duke qenë 76 vjeçar. Paratë e shumta që ka, natyrisht, e bëjnë vazhdimisht një kandidat potencial.

9. Eric H.Holder Jr.: Është një surprizë në listë, por që së fundi udhëtoi për në New Hampshire, siç tha, për ta sfiduar Trumpin.

8. Terry McAuliffe: Ish guvernatori i Vigjinias mund të marrë punën më të rëndësishme nga të gjithë kandidatët në këtë vit, pra 2018: të provojë të zgjedhë guvernatorë të partisë demokratike.

7. Deval Patrick: Lajmet rreth tij vijnë nga njerëz që duan dëshpërimisht prej tij që të kandidojë. Ish-guvernatori i Massachusets ka premtuar që do të marrë një vendim deri në fund të këtij viti.

6. Kirsten Gillibrand: Gillibrand mbetet një prej kandidatëve me më së shumti gjasa në listë, por marrëdhënia e saj me Clintonët mbetet një gjë që potencialisht mund ta dëmtojë. Bill Clintoni së fundi i ktheu një goditje pasi ajo kishte thënë se ai duhej të dorëhiqej si president në fund të viteve ’90.

5. Cory Brooker: 49 vjeçari u bë senatori i parë afrikano-amerikan nga New Jersey, dhe shërbeu si kryetar i Newarkut nga 2006 e deri në 2013.

4. Joe Biden: Biden ka përvojë të madhe, dhe së fundi ka shërbyer si zëvendëspresident në administratën e Barack Obamas. Ai e ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit, por tashmë ka humbur paksa në rangim, pasi që më herët ishte në vendin e tretë.

3. Kamala Harris: Senatore e Kalifornisë që i ka thënë MSNBC’së se nuk e heqë mundësinë që të kandidojë për president më 2020. Më herët ishte në vendin e katërt.

2. Elizabeth Warren: Senatorja e Massachusets vazhdon të ketë po atë ton progresiv si më herët. Madje, edhe mbështetësit e Clintonëve brenda partisë duket se e mbështesin 69 vjeçaren.

1. Bernie Sanders: Senatori i Vermontit që humbi përballë Hillary Clintonit për të fituar nominimin e demokratëve para dy vitesh, e ka bërë të qartë se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.