Melania Trump: Jam personi më i thumbuar në botë

Bota October 11, 2018 - 18:12
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka thënë se ajo ka nisur fushatën ‘anti – buliste’ pasi ajo është personi më i sulmuar në botë në mënyrën elektronike.

Në një intervistë të gjerë me ABC News, ajo gjithashtu tha se nuk i beson disa njerëzve që kanë punuar në West Wing, njofton Klan Kosova.

Dhe ajo tha se gratë që pretendojnë abuzimin seksual duhet të prodhojnë “prova vërtet të vërteta”. Intervista u regjistrua javën e kaluar gjatë udhëtimit të saj në katër vende afrikane.

“Mund të them se unë jam personi më i keqtrajtuar në botë”, tha zonja e parë në prononcimin e saj.

“Ju jeni me të vërtetë personi më i thumbuar nga fjalët, në botë?” pyeti prezantuesi Tom Llamas.

“Njëri prej tyre – nëse vërtet shihni se çfarë po thonë njerëzit për mua,” tha znj Trump në intervistën, e cila u regjistrua javën e kaluar në Kenia.