Partitë kryesore të Bosnjës shpallin fitoren në zgjedhjet e sotme

Bota October 07, 2018 - 23:29
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Partitë kryesore të Bosnjës kanë shpallur fitoren menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve në ora 19:00 të dielën në zgjedhjet në të cilën të drejtë votimi kishin mbi 3,3 milionë votues.

Sipas të dhënave jo përfundimtare të Komisionit Qendror Zgjedhor në shkallë vendi kanë marrë pjesë 53.26 për qind e votuesve.

“Ne KQZ nuk mund të konfirmojmë rezultatet që i kanë dhënë partitë dhe ato që do të publikojmë në mesnatë do të jenë rezultate jozyrtare”, tha kryetari i KQZ-së, Branko Periq.

Megjithatë, kjo deklaratë nuk i ka penguar partitë kryesore të shpallin fitoren.

Dragan Çoviq, kryetar I Bashkimit Demokratik Kroat në Bosnjë, HDZ BiH, ka fituar më së shumti vota nga të gjithë kandidatët kroatë për ulësen e anëtarit kroat të Presidencës shtetërore, tha Predrag Kozul nga HDZ in Bosnia, bazuar në rezultatet e para.

Megjithatë, të tjerët thanë se rivali I tij Zhelko Komshiq është para Çoviqit.

Milorad Dodik, kreu i Aleancës Socialdemokratëve të Pavarur, dhe kandidati i saj për ulësen e anëtarit serb të Presidencës Shtetërore, thuhet se po kryeson përballë rivalit, Mladen Ivaniq, kandidat i Aleancës për Fitore.

Ndërsa, Aleanca thotë se bazuar në të dhënat e saj, Ivaniq po prin para Dodikut për rreth 5 për qind.

Kurse, Shefik Xhaferoviq, kandidat i Partisë boshnjake të Veprimit Demokratik, do të jetë anëtari i ardhshëm i Presidencës Shtetërore, sipas rezultateve të para të SDA-së.

Votuesit e Bosnjës kanë votuar për të zgjedhur parlamentin e ri shtetëror, asambletë e dy entiteteve, asambletë e dhjetë kantoneve dhe tre anëtarët e Presidencës Shtetërore. /Kallxo.Com/