Stoltenberg: Maqedonia mund të bashkohet me NATO-n në janar

Bota October 02, 2018 - 12:05
Lexoni më shumë detaje

Negociatat mbi pranimin e Maqedonisë në NATO tashmë kanë filluar dhe mund të përfundojnë deri në janar 2019, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë në Bruksel.

“Negociatat mbi hyrjen tashmë kanë filluar dhe unë pres që ne mund t’i përfundojmë deri në janar të vitit të ardhshëm”, u tha gazetarëve Stoltenberg përpara takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, i cili do të fillojë nesër, transmeton zeri.info

Për Maqedoninë nuk ka rrugë tjetër për në NATO, përveç pranimit të marrëveshjes për ndryshimin e emrit të vendit, shtoi Stoltenberg.

Referendumi i 30 shtatorit në të cilin maqedonasit votuan për t'u bashkuar me NATO-n dhe BE-në, dështoi sepse vetëm 36 për qind e votuesve kishin hedhur votën e tyre.

Në mënyrë që referendumi të konsiderohej i suksesshëm, ishte e nevojshme të votonin 50% e votuesve të regjistruar plus një. Nga ata që votuan, 91%, ishin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe hyrjen në BE dhe NATO. Ndryshimi i emrit ishte parakusht për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE. Nëse Maqedonia i bashkohet NATO-s, ajo do të bëhet anëtari i 30-të i Aleancës Veriore./Zeri