Kalon mbi 1,200 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi

Bota October 02, 2018 - 10:49
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Numri i njerëzve të konfirmuar të vdekur nga tërmeti dhe cunami në Indonezi, arriti në mbi 1,200, tha Agjencia Kombëtare e Katastrofave.

Shifra u rrit të martën nga 844, sa u raportua një ditë më parë.

Tërmeti prej 7.5 shkallësh të Richterit goditi të premten ishullin Sulavesi, duke shkaktuar më pas cunami.

Rajoni i goditur më së keqi është qyteti bregdetar Palu.

Njerëzit atje janë në nevojë gjithnjë e më të madhe për ndihmë, ndërsa furnizimet e ujit, ushqimit dhe karburantit janë të pakta.

Me rrugë të dëmtuara është e vështirë të dërgohet më shumë ose të arrihet në zonat më të largëta, thanë organizatat e ndihmës.

"Kushtet janë të tmerrshme", tha Ridwan Sobri, një zëdhënës i Kryqit të Kuq indonezian.

Korrespondentët në qytet thonë se kanë parë policinë të ketë shtënë në ajër dhe të ketë përdorur gaz losjellës ndaj turmave që bënin përpjekje të merrnin artikuj nga dyqanet. /REL