Kolinda sërish në vëmendjen e botës, por kësaj here jo si yll patriotizmi

Bota September 14, 2018 - 13:40
Lexo detajet

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq është sërish në qendër të mediave botërore, por kësaj radhe, jo si një yll që shkëlqente në stolin e futbollit.

Portali kroat, Index.hr, shkruan se një intervistë e presidentes kroate për një të përditshme gjermane, ‘ Kleine Zeitung’, lidhur me çështjen e refugjatëve, po del të jetë mjaft problematike.

“Ajo ka dënuar qasjen e Evropës ndaj refugjatëve dhe godet Evropën për çështjen e ish-Jugosllavisë’, shkruan portali kroat.

“Kolinda ishte më në qendër të mediave gjatë Kupës së Botës se sa vetë Mardona dhe qasja e saj në kampionatin Botëror, e bëri atë edhe një ‘yll kroat të orientuar kah patriotizmi’, shkruan gazeta gjermane, transmeton Periskopi.

“Por tani presidentja conservative kroate është sërish në qendët të vëmendjes, por jo për të njëjtën arsye. Ajo ka sulmuar Evropën për çështjen e refugjatëve duke e quajtur rrugë të gabuar atë që ndoqi Evropa”, shkruan e përditshmja gjermane.

Ndërkohë, presidentja kroate po gozhdohet nga mediat në Kroaci, për shkak të një deklarate që ajo ka dhënë se ‘gjatë kohës së Jugosllavisë, ju nuk keni pasur nevojë të tregoni se jeni kroat, pasi që kjo vetvetiu është nënkuptuar’.