Orë e njëjtë si e dimrit dhe e verës? Kryetari i KE-së jep lajmin

Bota September 14, 2018 - 08:14
Lexo detajet

Të gjitha vendet anëtarë të BE-së do të zbatojnë një orë të përbashkët si dimërore ashtu edhe verore, sipas Këshillit Evropian.

Ky mendim pritet të vihet në zbatim në vitin 2019, sipas kryetarit të KE-së Jean-Claude Juncker.

Rregulli i ri do të hidhte poshtë rregullin e miratur në vitin 1981 nga BE, ku çdo vit të dielën e fundit të muajit mars akrepat shtyhen një orë para, ndërsa të dielën e fundit të tetorit akrepat zhvendosen një orë pas.

Propozimi nga KE vjen pas një sondazhi të zhvilluar nga ky institucion, ku nga 4.6 milionë të anketuar, 84 për qind ishin kundër ndryshimit të orës gjatë dimrit dhe gjatë verës.