Dy të vdekur në turneun e video-lojërave në Florida, plagoset një shqiptar

Bota August 27, 2018 - 09:56
Lexo për më shumë detaje

Një pjesëmarrës në turneun e lojërave online në Jacksonville në Florida, ka qëlluar dy persona, ku kanë humbur jetën si dhe ka bërë vetëvrasje, kanë thënë autoritete policore, shkruan BBC News, përcjell”Zeri.info”.

David Katz, 24- vjeçar përdorte një pistoletë, asnjëri nga pjesëmarrësit e tjerë nuk janë të dyshuar, 11 njerëz të tjerë u plagosën të dielën në Jacksonville Landing një kompleks i madh tregtar ku mbaheshin këto lojëra, vazhdon më tutje”Zeri.info”.

Disa burime treguan se Katz u zëmërua pasi humbi  ngjarjen e futbollit amerikan, viktimat nuk janë konfirmuar zyrtarisht mirëpo të afërmit e tyre janë infomuar.

Po ashtu një 19- vjeçar me prejardhje shqiptare ka qenë aty dhe përmes rrjetit të tij social “Twitter” ka thënë se ishte dita më e keqe e jetës së tij, “jam shumë me fat, plumbi më qëlloi në thembër” ka thënë Gjoka.

Image

Shtetet e Bashkuara janë përballur me disa vrasje masive në vitet e fundit, duke përfshirë në klubin e natës Pulse në Orlando, në vitin 2016, kur vdiqën 49 persona dhe në Shkollën Marjory Stoneman Douglas në Parkland në shkurt të këtij viti, kur u vranë 17 persona/ZERI/.