Të shtëna me armë zjarri në Manchester, dhjetë të lënduar

Bota August 12, 2018 - 09:34
Lexo detajet

Dhjetë vetë janë lënduar nga disa të shtëna me armë zjarri në qytetin e Manchesterit.

Mediat britanike njofttuan se shkëmbimi me armë zjarri ndodhi rreth orës 02 të mëngjesit, transmeton lajmi.net.

Disa prej të lënduarve janë më rëndë, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Zona për momentin është nën vëzhgim dhe Policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në një festival që njihet si “Festivali i Karaibeve”, i cili kishte përfunduar pak orë para ngjarjes.

Këto janë disa pamje nga veni i ngjarjes.