Zbulohen incizimet mes Trumpit dhe avokatit të tij

Bota July 25, 2018 - 14:15
Lexo për më shumë detaje

Zublohet një regjistrim i një bisede mes  Presidentit Donald Trump dhe avokati i tij, të cilët diskutojnë pagimin me të mira materiale mbi një çështje afere që Trump kishte pasur me një modele, shkruan CNN, përcjell”Zeri.info”

Z. Trump dhe Michael Cohen diskutojnë për ofrimin e një shume të madhe parash në menyrë që mos të shkaktohej skandal para zgjedhjeve presidenciale për lidhje mes modeles Karen McDougal dhe Donlad Trump, vazhdon “Zeri.info”

Audiokaseta u regjistrua në shtator 2016, dy muaj para zgjedhjeve, çështja thuhet se daton në 2006, sa i përket audios zëri nuk është shumë i kthjellët mirëpo dëgjohet duke përmendur shumën e majme që duhej t’i ofrohej modeles për të mos folur, përcjell”Zeri.info”.

Departamenti i Drejtësisë është duke shqyrtuar çështjen për paratë e dyshuar, si dhe vërtëtimi i kësaj afere sjell probleme të mëdha për Donlad Trump, pasi aprovohet shkelja e ligjeve për financimin e fushtasë amerikane

Avokati aktual i z. Trump Rudy Giuliani thotë se nuk është paguar asnjë para dhe incizimi nuk tregon  dëshmi për ndonjë krim/ZERI/.