Trump optimist: Takimi me Putinin do të shkojë mirë

Bota July 16, 2018 - 10:39
Lexo detajet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump thotë se takimi i tij me homologun rus Vladimir Putin do të shkojë mirë.

Trump e tha këtë gjatë një dreke pune me presidentin finlandez Sauli Niinisto në rezidencën presidenciale Mentinijem në Helsinki, në vendin ku sot do të mbahet samiti Trump-Putin, transmeton zeri.info

Presidenti amerikan falënderoi homologun e tij finlandez për faktin se vendi i tij është mikpritës i samitit dhe ai gjithashtu foli për përkushtimin e tij ndaj NATO-s.

Televizioni shtetëror finlandez YLE njoftoi se Trump vlerësoi Finlandën dhe e quajti atë një vend të mrekullueshëm, duke falënderuar në të njëjtën kohë Presidentin Niinisto për mbështetjen e tij për këtë samit dhe pritjen e mrekullueshme. Thuhet se gjatë bisedës, Trump gjithashtu vlerësoi takimin e fundit të NATO-s në Bruksel dhe vlerësoi se Aleanca nuk është kurrë më koherente dhe e fortë./Zeri