Bota

Puidgemont vijon betejën dhe pas vendimit të Gjermanisë për ekstradimin

Puidgemont vijon betejën dhe pas vendimit të Gjermanisë për ekstradimin
14 korrik 2018 • 21 : 03

Lexo detajet


Drejtësia gjermane ka pranuar ekstradimin e ish-presidentit të Katalonjës Carles Puigdemont në Spanjë, por jo për akuzën e rebelimit, por për keq menaxhim fondesh. Puigdemont rrezikon deri në 30 vjet burg nëse shpallet fajtor nga drejtësia spanjolle.

Një sfidë edhe më e vështirë sidomos pas vendimit të gjykatësve gjermanë që autorizuan ekstradimin në Spanjë të ish-presidentit të Katalonjës. Prokuroria gjermane ka bërë të ditur se vendimi nuk do të mund të apelohet.

Nga ana e tij Puigdemont shprehet i lehtësuar që gjykatësit gjermanë nuk kanë konfirmuar akuzën e rebelimit, pra faktin që referendumi i 1 tetorit për pavarësinë e Katalonjës ishte një akt rebelimi.

Por Puigdemont akuzohet vetëm për keqmenaxhim fondesh të paktën nga pala gjermane. Nëse drejtësia në Belgjikë, në Gjermani, Skoci dhe Zvicër nuk vendos se është kryer një krim, atëherë pse drejtësia spanjolle mban në burg persona të akuzuar për krime që nuk ekzistojnë, shprehet për euronews ish-presidenti i Katalonjës.

Ndërkohë kryeministri spanjoll Pedro Sançez tha se vendimi i drejtësisë gjermane do të respektohet, por dhe se është i kënaqur se do të jenë gjykatës spanjollë ata që do vendosin për Puigdemont. /Lajmi

© zëri.info