Gjendet e vdekur foshnja katër muajshe

Bota July 11, 2018 - 09:12
Lexo pë më shumë detaje

Gjendet e vdekur foshnja katër  muajshe e cila kishte humbur para katër ditësh.

Autoritetet e Dakotës Veriore raportuan, se është gjetur foshnja e cila është zhdukur që katër ditë pasi nëna e kishte harruar vendodhjen e tij,shkruan Fox News, përcjell ”Zeri.info”.

Gjyshja e foshnjës raportoi rastin në polici pas shqetësimit se e bija e saj nuk mund ta kujtoj vendin se ku e kishte lënë foshnjën katër muajsh,transmeton “Zeri.info”

 Pastaj kërkimi i foshnjës u përqendrua në vendin, në të cilin nëna e tij pohoi  se iu kujtua se ka qenë  me fëmijën e saj.

Pas gjetjes së foshnjës , autoritetet  theksuan se nuk mund t’i dijnë shkaqet e vdekjes deri në rezultatet e autopsisë,përcjell "Zero.info".

Autoritete vendore kanë lëshuar fletëarrest për zonjën Lange, mirëpo ajo u dërgua në spital për disa lëndime të padeklaruara/ZERI/