SHBA: Sulm me thikë, 9 të plagosur

Bota July 02, 2018 - 16:23
Detajet

Një agresor ka plagosur me thikë 9 persona, mes të cilëve 6 fëmijë, në një qendër të strehimit të refugjatëve.

Policia e Boise tha se agresori ka hyrë në një vend, ku po festohej ditëlindja e një vogëlushi 3 vjeç. 

Gjashtë prej fëmijëve ishin në një moshë të njomë, nga 3 deri në 12 vjeç. Ndërkohë, të tjerët ishin të rritur. 

Katër prej viktimave të sulmit kanë dëmtime serioze për jetën. Policia ka lajmëruar se në pranga ka rënë shtetasi 30-vjeçar Timmy Kinner. Kinner ishte një person me të shkuar të theksuar kriminale, pasi mbi të kishte pasur mbi 15 akuza e kishte qëndruar në burg për shumë kohë.

Viktimat ishin më tepër refugjatë nga vende të Lindjes së Mesme. Kinner nuk ishte refugjat, por banues i përkohshëm në një apartament. Kryebashkiaku i qytezës me 220 mijë banorë ka thënë se vepra e rëndë është bërë nga një person kriminal dhe s’ka të bëjë në tërësi me banorët e zonës, që në tërësi janë të qetë dhe pozitivë.