Jetesa nën frikën e përdhunimeve

Bota July 02, 2018 - 15:01
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Tani ato mësojnë mënyra se si ta mbrojnë vetveten. Duke u përballuar çdo ditë me raste të përdhunimeve, gratë e Delhit në Indi mësohen të menaxhojnë apo si ti shpëtojnë këtyre rasteve.

Gratë të cilat ishin veshur në “sari” (veshje tradicionale indiane), shumëngjyrësh e mirëpriten një ndihmes të tillë, gjë që u vërtetua edhe përmes pjesëmarrjes në numër të madh nga to të cilat dëshirojnë që ta mbrojnë vetveten dhe të mos jenë viktima të përdhunimit.

CNN shkruan se, në një apartament të vogël në Delhi ishin mbledhur rreth 45 gra , jo për të bërë “yoga”, por për të përgatitur në mënsimin e hapave të parë se si të luftojnë në rast se ato përballen me situata të palakueshme, transmeton “Zeri.info”.

Autoritetet në kryeqytetin e Indisë po përpiqen gjithnjë e më shumë për të trajnuar gratë për të mbijetuar në mjedisin armiqësor dhe të rrezikshëm, të cilin ato vazhdojnë të përballen në rrugët e tyre me një seri përdhunime, e që publikimi i këtyre rasteve ka tronditur tërë Idinë dhe botën.

India po ashtu u emërua nga Fondacioni “Reuters Thomson”, si vendi më i rrezikshëm në botë qe cenon ekzistimin e jetës së gruas, përcjell më tutje “Zeri.info”.

Kjo formë e re e trajnimi është organizuar nga departamenti i policisë në Delhi, i cili ka zhvilluar trajnime vetëmbrojtëse në qytet që nga viti 2002.

Sesionet javore janë bërë me kërkesa të mëdha për shkak të situatave dhe vetëdijesimin e gruas që të jetë e përgatitur për ta mbrojtur veten.

Rrobaqepësja 28-vjeçare, Aisha Ahmend, ka pohuar se ishte shumë e lumtur që po merr pjesë në këtë trajnim.

Image

“Arsyeja përse kam vendosur që të vij në këtë trajnim është që pjesën tjetër të jetës dua ta jetoj në mënyrë të sigurt dhe të gjithë këto gjëra që do i mësoj këtu t’ua mësoj fëmijëve të mi”, ka thënë 28-vjeçarja, transmeton “Zeri.info”.

“Askush nuk tregon respekt për gratë”, kjo është motoja e secilës grua që jeton në Indi, të cilat përbejnë rreth 48 % të popullsisë  prej1.2 miliardë banorë në Indi.

Gratë në Indi për dekadë të tëra kanë qenë dhe janë në pre e sulmeve seksuale.

Duke u bazuar në raporton e “National Crime Recods Bureau”, në vitin 2016 janë raportuan rreth 58 mijë rase të përdhunimit, e që në krahasim me vitin 2012, ky numër kishte pasur rritje drastike për rreth 33 mijë raste.

Sipas aktivistëve, brenga e tyre më e madhe është se si gratë e Indisë janë rritur me frymën që ato të mos guxojnë ta ngritin zërin për të drejtat e tyre dhe të mos flasin për asgjë apo të mos kenë guxom që ti ankohen bashkëshortëve të tyre dhe në këtë mënyrë, ato shndërrohen në skllave të bashkëshortëve të tyre dhe familjes e që jeta e tyre ngjason si e një të burgosur, përcjell “Zeri.info”.

Dinamika që po vinë me rastin e globalizimit të botës ka zgjuar një vetëdije te gratë në Indi duke u angazhuar në sektorin e punësl që për shumë dekada kanë jetuar në një sferë ku burrat kanë dominuar për gjenerata të tëra.

Përveç moshave të shtyra, në këtë trajnim marrin pjesë moshat e reja nga 13 deri 17-vjeçare dhe që përgatiten që nga mosha e re se si të përballen në rastet e keqtrajtimit të tyre dhe si ta kalojnë këtë situatë pa ndonjë traumë në të ardhmen.

Të gjitha autoritetet e vendit si dhe organizatat joqeveritare kanë përkrahur një nismë të tillë, e cila ka sjell një frymë të re në kryeqytetin indian,  Delhi, qytet ky i cili ka numrin më të madh të rasteve të përdhunimit të grave. /ZËRI/

Image