Këto janë fjalët e para të Erdoganit pas përfundimit të zgjedhjeve

Bota June 24, 2018 - 19:20
Ja çfarë thotë presidenti turk Erdogan

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoëan në Stamboll deklaroi se procesi zgjedhor kaloi në mënyrë të qetë, dhe shpreson se do të sjell gjëra të mira, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Turqi sot janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në të cilat afër 60 milionë votues zgjodhën presidentin e shtetit dhe përbërjen e re të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë.

Presidenti aktual turk, lider i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe kandidat presidencial i këtij opsioni politik Erdoëan votoi në vendvotimin në distriktin Uskudar të Stambollit.

Pasi kreu detyrën qytetare, Erdoëan u zhvendos në zyrën presidenciale Kisikli në Stamboll. Më vonë nga Kisikli u nis drejt rezidencës Huber, ndërsa me këtë rast përshëndeti qytetarët që ishin mbledhur.