Si iu “shpërla truri” modeles britanike për t’iu bashkuar ISIS-it

Bota June 20, 2018 - 12:17
Lexo detajet

Një modele magjepsëse britanike ka zbuluar se si një rekrutues i ISIS-it i “shpërlau turin” asaj përmes Facebook-ut përpara se ta binde atë të shkojë në Siri për t'u bërë “vejusha e bardhë” e ardhshme, raporton dailymail, transmeton zeri.info

Kimberley Miners, 29 vjeçare, nga Londra, thotë se ajo filloi një lidhje dashurie online me rekrutuesin britanik të ISIS Naweed Hussain dhe pothuajse përfundoi në Siri si gruaja e tij.

Image

E fejuara e Husain ishte një femër më e re britanike e ISIS-it, Safaa Boular, 18 vjeçare, e cila ishte kreu i celulës së parë terroriste të të gjitha femrave në Mbretërinë e Bashkuar dhe që planifikoi një dhe sulm me armë dhe granata në Muzeun Britanik me ndihmën e nënës dhe motrës së saj, përcjell zeri.info

Miners, një ish-modele e veshjeve të brendshme, tha se ajo ishte ujdisur për t'u bërë “ vejusha e bardhë” e ardhshme dhe të ndjek hapat e Sally Jones, një nënë britanike që u vra nga sulmi ajror i SHBA-ve në konvojin me të cilin po udhëtonte në qershor 2017.

Në kontrast të thellë me fotot magjepsëse të së kaluarës së saj, Miners postoi një imazh të saj e veshur me burka në kulmin e obsesionit të vetë-pranuar me Hussain dhe Islamin në 2016 dhe 2017.

Image

Por ajo u arrestua nga policia anti-terroriste vitin e kaluar pasi zbuluan korrespondencën midis saj dhe Hussainit, e cila përfshinte një manual për bërjen e bombës.

Ajo tha: “Është e turpshme tani, por më pëlqente vëmendja. Do të isha aq e vetmuar. Tani ndjeva më në fund se ku i përkisja”.

Ajo tha për “The Sun” që besonte se ISIS donte ta përdorte atë si një version të ri të Jones. Miners, e cila u lirua pasi shefat e sigurisë e kuptuan se ishte mashtruar, tha se ishte “penduar thellësisht”.

Hussain, një pakistanez britanik i cili u bashkua me ISIS në Siri në qershor 2015, kërkoi gjithashtu nga Boular, 18 vjeçare, për të sulmuar Pallatin e Westminsterit para se të vdiste në një sulm ajror.

Image

Boular, motra e saj më e madhe dhe nëna e saj - të cilat së bashku formuan të parën celulë terroriste të ISIS-it në Britani, u burgosën dhe u dënuan në total prej të paktën 22 vite burgim javën e kaluar për një komplot terrorist të quajtur “Tea Party”.

Image

Ajo përshkroi se si Hussain manipuloi me ndjenjat e saj, madje duke e bindur që të ndryshonte emrin e saj në Aisha Lauren al-Britaniya.

Miners i tha gazetës se ajo ishte e vetmuar pasi kishte vuajtur një abort dhe pasi ishte ndarë me të fejuarin e saj.

Ajo tha se nuk i ka përdorur siç duhet rrjetet sociale derisa u bë e vetme dhe për shkak të vetmisë, filloi të shoqërohej me njerëz në Siri, pas simpatizimit me gjendjen e refugjatëve.

Miners tha: “U mërzita nga ajo që po ndodhte në Siri tek fëmijët. Doja të bëja diçka për të ndihmuar.Fillova të ndaja videot e sulmeve me bomba me shpresën që t'u tregoja njerëzve se çfarë po ndodhte.Unë shpejt fillova të merrja shumë kërkesa miqësie nga njerëzit në Siri. Ata më shkruanin mesazhe në Facebook”.

Hussain së pari e kontaktoi atë pasi ISIS zbuloi se Kimberley kishte përdorur mediat sociale për të nxjerrë në pah gjendjen e fëmijëve të mbërthyer në luftën civile siriane.

Hussain, i cili e përdori emrin Abu Usamah Al-Britani, mori në kontakt Minersin dhe palët filluan të diskutojnë luftën civile siriane.

Midis miqve të rinj të rrjeteve sociale të Kimberley ishte East Londoner Amira Abase, 15 vjeçare, e cila udhëtoi për në Siri me dy shoqe – duke përfshi tani famëkeqën Sally Jones.

Image

Jones, kishte shkuar në Siri me djalin nëntë vjeçar Jojo për t'u bashkuar me ISIS-in pas takimit me një xhihadist britanik në internet.

Deri në fund të vitit 2015, pas kthimit të saj, policia ishte në dijeni të aktivitetit të saj në internet dhe e vizitoi atë në shtëpi.

Ajo mori pjesë në një kurs parandalimi të terrorizmit dhe u monitorua çdo javë. Ajo gjithashtu ndoqi seancat terapeutike për të identifikuar shkaktarët e mundshëm për sjelljen e saj.

Por hoqi dorë nga kursi dhe Hussain, i cili fillimisht kishte qenë në kontakt me të në Facebook, i tha asaj të hapte një llogari në Telegram, shërbimin e koduar të mesazheve. Nëna e një fëmije të vetëm, tha se Hussain e ftoi atë në Turqi ku ai tha se do të takonte atë dhe do ta çonte në Siri.

Menjëherë pasi policia kundër terrorizmit e arrestoi atë, zbuluan të gjithë korrespondencën midis çiftit dhe një manuali të bombës që ajo kishte dërguar. Ndërkohë, Minersit iu kumtua s’mund të përballat me dhjetë vjet burg, por u lirua më pas me kusht pa ndonjë veprim të mëtejshëm në janar. Disa javë më vonë Hussain u vra nga një sulm me dronë./Zeri