Amerikanët posedojnë 40 për qind të armëve private në botë

Bota June 19, 2018 - 16:22
Lexo detajet

Civilët në Shtetet e Bashkuara posedojnë më shumë armë se banorët e çdo vendi tjetër, duke mbajtur në posedim të tyre 40 për qind të 857 milionë armëve të zjarrit (të vlerësuara) në duar private, tregon një raport i ri.

Në një raport të lëshuar të hënën,  rrjeti i armëve ,“Small Arms Survey” tregon se amerikanët kanë 393 milionë armë zjarri më shumë se të gjithë pronarët së bashku në 25 vendet në krye të renditjes. Raporti krahason të dhënat e mbledhura gjatë dekadës së kaluar, transmeton zeri.info

Për krahasim, India dhe Kina, secila prej të cilave ka një popullsi prej rreth 1.3 miliardë njerëz, vijnë në vendin e dytë dhe të tretë, me 71 milionë dhe 49.1 milionë të civilëve që posedojnë armë.

"Amerikanët e zakonshëm blejnë rreth 14 milionë copë armë të reja dhe të importuara çdo vit", tha autori i studimit Aaron Karp në një konferencë shtypi ku u paraqit raporti.

Ai thotë se tregu i armëve në SHBA nuk është vetëm i madh, por edhe i veçantë. "Është e pazakontë që njerëzit e zakonshëm mund të blejnë armë shumë të fuqishme që nuk janë në dispozicion në shumë vende të tjera – pushkët gjysmë automatike janë shembulli më i mirë", tha ai.

Kontrolli i armatimit është një çështje e nxehtë politike në Shtetet e Bashkuara pas një valë të shtënave masive në shkolla dhe në ngjarje publike. Autori i studimit, Karp, thotë se ngjarje të tilla shpesh rezultojnë në një rritje në blerjen e armëve./Zeri