Maqedonia dhe Greqia e nënshkruan Marrëveshjen për emrin

Bota June 17, 2018 - 12:23
Lexo detajet

Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë sot në anën greke të liqenit të Prespës e nënshkruan Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit maqedono-grek për emrin dhe për partneritet strategjik sipas të cilit Maqedonia e ndryshoi emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency.

Marrëveshja për zgjidhjen e kontestit maqedono-grek për emrin dhe për partneritet strategjik e nënshkruan ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, bashkë me ndërmjetësin në bisedimet, Matthew Nimetz.

Në ceremoninë e nënshrkimit morën pjesë kryeministrat e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, bashkë me delegacionet e tyre.