50 persona të vdekur nga fundosja e barkës

Bota May 25, 2018 - 23:53
Lexo detajet

Një aksident ka ndodhur në Republikën Demokratike të Kongos, ku një barkë është fundosur në ujërat e lumit Kongo, me ç’rast kanë vdekur rreth 50 persona që ndodheshin në barkë.

Zëvendës guvernatori i provincës Tshuapa në veri të vendit, Richard Mboyo Iluka, tha se shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

Sipas tij, rreth 50 persona të tjerë kanë mbijetuar kur barka është përmbysur ndërkohë që po udhëtonte nga Monkoto drejt Mbandakës, shkruan rtv21.tv

Transporti ujor është i zakonshëm në Kongo pasi ka shumë pak rrugë ose hekurudha, por anijet shpesh janë të tej mbushura dhe aksidentet poashtu janë të shpeshta.

Mbandaka aktualisht po lufton me shpërthimin e Ebolës, me frikës se sëmundja mund të përhapet nga qyteti prej një milion banorësh në kryeqytetin Kinshasa, përmes tregtarëve të cilët e shfrytëzojnë lumin Kongo.