New York, iftar në rrugë në mbështetje të emigrantëve

Bota May 24, 2018 - 11:05
Lexo detajet

Në New York është organizuar iftar në rrugë për t'i mbështetur komunitetet emigrante, raporton Anadolu Agency.

Muslimanët që jetojnë në New York, u takuan në iftarin në rrugë të organizuar nga Koalicioni i Emigrantëve të New York-ut dhe disa shoqata të emigrantëve në Sheshin Foley në Manhattan.

Muslimanët të cilët u mblodhën për iftarin për të mbështetur komunitetet emigrante, gjithashtu protestuan edhe kundër ndalimeve të qeverisë së Donald Trumpit ndaj emigrantëve.

Një grup i cili në duar mbanin pankarta me mbishkrime "Premtoj se do t'i mbroj emigrantët", iftarin e bënë në shesh. Pjesëmarrësit u shpërndanë pasi falën namazin e akshamit.