Dasma mbretërore: Kështu duket Meghan në të bardha

Bota May 19, 2018 - 13:19

Dasma mbretërore ka marrë vëmendjen në mbarë botën gjatë ditës së sotme.

Interesim i madh ka edhe nga ana e qytetarëve të cilët po presin me orë të tëra përreth kështjellës Ëinsdor për të ndjekur nga afër këtë ceremoni.

Të gjithë të ftuarit tashmë kanë arritur në ceremoni dhe deri tani pritej vetëm ardhja e anëtares së re të familjes mbretërore.

Meghan Markle tashmë ka arritur në altar, e veshur me fustanin e bardhë dhe dukej mahnitëse, natyrisht me elementet e përshtara për dasmë mbretërore.

Në mungesë të babait të saj, i cili nuk ka mundur të jetë i pranishëm në ceremoni për shkak se është i shtrirë në spital, dukeshën e përcjell në altar, Princi Charles.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, mbretëreshë Elizabetë ka njoftuar se Harry dhe Meghan do të kenë titujt Duka dhe Dukesha e Suxxes-it.