Aksident në Indi – 13 fëmijë humbin jetën

Bota April 26, 2018 - 10:16

Të paktën 13 fëmijë humbën jetën gjatë një aksidenti mes një furgoni të shkollës dhe një treni në një kalim hekurudhor në shtetin e Indisë veriore të Utar Pradesh.

Në këtë aksident u lënduan tetë fëmijë të tjerë të cilët u dërguan në spital, njofton Reuters.