Trump: Kim Jong-un është njeri 'i ndershëm'

Bota April 26, 2018 - 09:40
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Presidenti Donald Trump tha se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, me të cilin dikur ishte tallur si "Njeriu i vogël raketë” ka qenë me të vërtetë shumë i hapur dhe mendoj shumë i ndershëm duke u bazuar në atë që po shohim përpara një takimi të pritur ballë për ballë në javët e ardhshme.

Ai nuk sqaroi më tej kur u pyet për të shpjeguar komentin e tij se Kim është një person "i ndershëm", duke anashkaluar pyetjen.

"Ne do të kemi një takim me Kim Jong-un dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt. Na është thënë drejtpërdrejt se ata do të dëshironin të ndodhë takimi sa më parë", tha Trump dhe shtoi, "Ne kemi diskutime shumë të mira".

Shtëpia e Bardhë ka vazhduar shtysën e saj për të zbutur pritjet rreth një samiti të mundshëm, duke thënë se SHBA-ja nuk do të negociojë ndonjë lëshim derisa Pheniani të ndërmarrë hapa konkretë drejt çmontimit të programeve të saj bërthamore dhe raketore, përcjell "Zëri".

Shtëpia e Bardhë këmbëngul se Trump “nuk është naiv” për Korenë e Veriut

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders theksoi në fillim të kësaj jave se SHBA-ja nuk është "naive në këtë proces" dhe "nuk do të bëjë gabime nga administratat e mëparshme".

"Fushata maksimale e presionit do të vazhdojë derisa të ketë hapa konkretë drejt denuklearizimit", tha ajo."Ne nuk jemi naivë në këtë proces. Ne kemi bërë disa hapa në drejtimin e duhur, por kemi një rrugë të gjatë përpara".

Shumë i ndershëm?

Ndërsa Trump e ka zbutur qartë retorikën e tij përpara një takimi të mundshëm me Kim, duke karakterizuar synimet e Koresë së Veriut si "shumë të ndershme", kjo ishte një zgjedhje interesante e fjalëve duke pasur parasysh historinë shqetësuese të të drejtave të njeriut të regjimit dhe reputacionin për pamëshirshmëri.

"Qytetarët e Koresë së Veriut rregullisht i nënshtrohen arrestimit për krime të vogla dhe dënohen me kampet e punës", sipas një dokumentari të kohëve të fundit nga CNN-ja të drejtuar nga John Sifton, drejtor i avokimit të Azisë në “Human Rights Watch”, i cili vuri në dukje një raport të OKB-së të vitit 2014 që gjeti se shumë njerëz kishin vdekur në burg nga rrahjet, kequshqyerja ose sëmundjet e pa trajtuara, transmeton më tutje "Zeri.info".

Tregimet e ekzekutimeve brutale të Kim janë gjithashtu të filtruar që kur ai mori pushtetin në vitin 2011 dhe tregojnë se ai ka pastruar qindra zyrtarë të lartë në partinë e tij. Në vitin 2016, zyrtari i lartë i arsimit të Koresë së Veriut, Kim Yong-jin, u ekzekutua nga skuadra e qitjes pasi ai mbajti një "qëndrim të keq" në Asamblenë Popullore Supreme të vendit.

Në maj të vitit 2015, Kim e kishte vrarë me një armë antiajrore në një shkollë ushtarake në Phenian, përpara një audience, ministrin e tij të Mbrojtjes, Hyon Yong-chol.

Zyrtarët e Inteligjencës së Koresë së Jugut thonë se Kim gjithashtu drejtpërdrejt urdhëroi vrasjen e vëllait të tij Kim Jong-nam - një kërkesë që Koreja e Veriut e mohon fuqishëm.

Trump dënoi regjimin brutal të Koresë së Veriut vitin e kaluar pas vdekjes së Otto Warmbierit, një student amerikan 22-vjeçar, i cili u arrestua për 17 muaj në Korenë e Veriut, ku familja e tij beson se ai u torturua deri në një gjendje vegjetative.

Tre qytetarë amerikanë, Kim Hak-song, Kim Sang-duk dhe Kim Dong-chul, ende mbahen nga qeveria e Koresë së Veriut.

Një zyrtar amerikan tha javën e kaluar se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, kishte ngritur çështjen e amerikanëve të ndaluar, kur ai fshehurazi u takua me Kim në Phenian në fillim të këtij muaji për t’i hedhur themelet për bisedime të drejtpërdrejta midis Trumpit dhe Kimit rreth programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Vetë Trump tha se administrata po "lufton me shumë zell" për t’i kthyer qytetarët e SHBA-së dhe se ka një "dialog shumë të mirë", por nëse këto bisedime janë të lidhura drejtpërdrejt me negociatat rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut mbetet e paqartë.

Asnjë lëshim

 Nga trusnia mbi definicionin e tij të "denuklearizimit" në Korenë e Veriut, Trump tha të martën se ai donte të shihte Phenianin të pastruar nga kokat e tij bërthamore.

"Do të thotë që ata t’i heqin qafe mbushjet e tyre bërthamore", tha ai, duke shtuar se do të ishte e lehtë për të arritur një "marrëveshje të thjeshtë" me Korenë e Veriut, porse po synon më shumë.

"Do të ishte shumë e lehtë për mua që të bëja një marrëveshje të thjeshtë dhe të pretendoja fitore, nuk dua ta bëj këtë, dua që ata t’i heqin qafe sulmet e tyre", shtoi ai.

Trump përsëriti premtimin e tij për të dalë nga takimi me Kimin nëse nuk i plotëson pritjet e tij dhe tha se nuk ka bërë lëshime ndaj Koresë së Veriut përpara bisedimeve të mundshme. "Ndoshta do të jetë e mrekullueshme dhe ndoshta nuk do të ndodhë", tha ai.

"Dhe nëse nuk do të jetë takim i drejtë dhe i arsyeshëm, ndryshe nga administratat e kaluara, unë do të largohem nga tryeza"./ CNN/ ./ ZËRI/