UNHCR kërkon 5.6 miliard dollarë për refugjatët sirianë

Bota April 25, 2018 - 11:00

Civilët nuk janë më në gjendje të largohen nga konflikti dhe bombardimet në Siri, sepse kufiri është i kontrolluar rreptësishtë, dhe vendet fqinje janë plot me refugjatë, tha Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët Filipo Grandi.

Ai shpreson të mbledh gjatë këtij viti 5.6 miliardë dollarë nga donatorët ndërkombëtarë për ndihmë emergjente humanitare për refugjatët sirianë, por vë në dukje se këto para nuk janë menduar vetëm për Sirinë, por edhe  për vendet të cilat kanë strehuar refugjatë sirianë të tilla si; Jordania, Iraku, Egjipti dhe Libani, raporton Reuters, transmeton zeri.info

Grandi paralajmëron për katastrofë në qoftë se qyteti sirian i Idlibit, i cili është nën kontrollin e rebelëve, bëhet objektivi i ardhshëm i ushtrisë siriane.

"Ky vend po bëhet një kurth, në disa vende një kurth i vdekjes për civilët", tha komisioneri i OKB-së për agjencinë britanike në një konferencë donatorësh për Sirinë. Sipas fjalëve të tij, kjo është një nga vuajtjet më të këqija në historinë moderne.

Rreth 5,5 milionë sirianë jetojnë si refugjatë në Irak, Jordani, Turqi dhe Liban dhe tani përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë libaneze. Kurse rreth 6.1 milion njerëz të mbetur në Siri, janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre./Zeri